|
Saturday, 27 June 2009 |
|
Një grup entuziastësh dhe përkrahësish të Softuerit të Lirë krijuan javën e kaluar Organizatën Kosovare të Softuerit të Lirë dhe të Hapur (FLOSS Kosova). Organizata ka për qëllim të nxisë softuerin e lirë dhe me kod burimor të hapur dhe njohuritë e hapura në vendin më të ri në Evropë. Organizata do ta bëjë këtë duke siguruar infrastrukturën thelbësore dhe strukturën organizative për mbështetjen dhe zhvillimin e njohurive dhe softuerit të lirë në përputhje me misionin e saj.   Flakron Bytyqi, drejtues i FLOSS Kosova, thotë se, "standardet e hapura janë të rëndësishme për zhvillimin e një vendi siç është Kosova. Në nuk po zbulojmë asgjë, por po i bashkohemi një lëvizje globale dhe po aplikojmë modele të provuara në një situatë lokale." Veprimtaria kryesore e organizatës do të jetë organizimi i një Konferencë Vjetore të Lirisë Softuerike (në ueb në http://kosovasoftwarefreedom.org ) që do të mbahet për herë të parë më 29-30 gusht, 2009 në Prishtinë, Kosovë. Qëllimi kësaj konference është të paraqes ligjërues dhe programues kombëtar dhe ndërkombëtarë para një audience rajonale.
Konferenca do t’i mbaj punimet në anglisht, shqip, serbisht, gjermanisht dhe turqisht. Temat që do të diskutohen do të përfshijnë Softuerin e Lirë dhe të Hapur, përmbajtjen e krijuar në mënyrë sociale si Wikipedia dhe Voice Over IP. Organizata ka gjetur mjaft mbështetje në industrinë vendore dhe është duke punuar në sigurimin e pjesëmarrjes të shumë kompanive globale dhe organizatave si motra. Disa nga ata që tashmë kanë shprehur interes për të ligjëruar në konferencë janë përfaqësues nga Sun Microsystems, Mozilla, Pilot Systems, dhe Google Summer of Code. Organizata është jo-qeveritare dhe jo-fitimprurëse në bazë të ligjeve përkatëse në fuqi në Kosovë. Kontribuuesit në projekt vijnë nga industria, bota akademike dhe entuziastë të Softuerit të Lirë. |
|
Azhornuar sė fundi ( Saturday, 27 June 2009 )
|
|
|
Projekti i ALKOS-Group del nė pėrdorim |
|
Tuesday, 28 August 2007 |
|
Projekti i grupit ALKOS, i cili u forumua në fundin e vitit 2005 për zhvillimin e një programi për krijimin e makinave NFA / DFA, lëshohet për përdorim. MicroWebi lëshon gjithashtu kodin burues të këtij projekti. Shiqo këtu një demo në Flash, se si duket programi aktual: DEMO Në qoftë se, e keni të instaluar Java Run Time Environment, mund të testoni live Projektin përmes Java Webstart: TESTO Për shkarkimin e kodit burues shiqo në kategorin "Shkarkimet" pastaj nën kategorin "Java" apo kliko këtu: Shkarko kodin burues Për shkarkimin e Projektit për të përdorur lokal në kompjueterin e juaj shiqo shiqo në kategorin "Shkarkimet" pastaj nën kategorin "Programe" apo kliko këtu: Shkarko Projektin |
|
Azhornuar sė fundi ( Tuesday, 28 August 2007 )
|
|
|
AlKosNews.com nė PDA tė ndryshme |
|
Monday, 18 June 2007 |
|
Projekti AlKosNews, i cili është gradualisht duke zhvilluar nga MciroWebi, mund të ndjeket edhe në PDA të ndryshme. Lexo më shum >> |
|
Azhornuar sė fundi ( Tuesday, 10 July 2007 )
|
|
|
|